Inter shënon gol të parregullt, VAR nuk ndërhyn: Inzaghi merr hak ndaj Fiorentinës, por sa polemika

10 February 2025, 23:21Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Inter shënon gol të parregullt, VAR nuk ndërhyn: Inzaghi merr hak
Inter shënon gol të parregullt, VAR nuk ndërhyn

Në një ndeshje që do të mbahet mend gjatë për shkak të gabimit të arbitrave, Inter mposht Fiorentinën 2–1 në ndeshjen e fundit të javës së 24 të Serie A, duke u hakmarrë për 3–0 e të enjtes së kaluar në Firence, duke u afruar përsëri ndaj kryesuesve të Napolit.

Zikaltrit dominuan pjesën e parë, goditën dy shtylla dhe e zhbllokuan ndeshjen me një autogol të Pongracic.

Në fund të pjesës së parë Inzaghi u barazua nga penalltia realizuar nga Mandragora. Në fillim të pjesës së dytë, Arnautovic (i cili u aktivizua për të dëmtuarin Thuram) rregulloi situatën, duke shënuar me një goditje me kokë që solli 3 pikë për Inter, që mbetet në një distancë prej -1 në renditje ndaj skuadrës së Conte. Të besuarit e teknikut Palladino rrëshqenin në vendin e gjashtë, pas Juventus.

“Mënyra” nuk kishte rëndësi. Mundësia ishte tepër joshëse për t’u afruar ndaj Napolit duke mbërritur në -1 nga Conte, aq sa ishte e rëndësishme të shlyhej humbja e rëndë në Firence dhe të rikuperohej fitorja. Po, Inter i kanë mjaftuar katër ditë për t’u kthyer më afër versionit të tij më të mirë, por sidomos për t’u larguar nga ai më i keqi.

Sigurisht, vendimi arbitral që solli avantazhin për zikaltrit do të nxisë diskutime dhe mund të klasifikohet tashmë si një gabim i rëndë në një fundjavë të tmerrshme për La Penna dhe shokët e tij: 1–0 u krijua nga një këndore, e cila në të vërtetë ishte qartësisht një rivënie fundore për Violat, penalltia nuk u fishkëllye për Fiorentinën, por pastaj u vendos nga VAR – por Inter u përgjigj në fushë. Ndeshjen e vendosi një “underdog”, Arnautovic, që u fut në vend të Thuram në pjesën e parë për një problem në kyçin e francezit. E britma e San Siros flet shumë për rëndësinë e kësaj fitores, e cila shton më shumë peshë në betejën për titullin.

GOL I PARREGULLT E POLEMIKA

Polemikat arbitrale në një fundjavë tashmë të nxehtë pasurohen me raste të reja në ndeshjen Inter–Fiorentina: goli i 1–0 të zikaltërve erdhi nga zhvillimet e një këndoreje që në të vërtetë nuk ekzistonte, pasi topi i rikuperuar nga Bastoni (dhe më pas nxjerrë në këndore nga mbrojtja viola) kishte kaluar rreth 30 centimetra vijën fundore, ashtu siç tregon replay. Asistenti nuk i raportoi asgjë arbitrit La Penna, i cili më pas akordoi goditje këndi, ndërkohë që VAR, me protokoll, nuk mund të ndërhynte, sepse dalja ose jo e një topi nga një vijë (përveç rastit kur është vijë e portës për një gol/jo gol, natyralisht) nuk përfshihet në detyrat e tij.

Në minutën 42, La Penna u rikthye te monitori sepse, pas goditjes me kokë të Gosens, Darmian (duke qenë me shpinë nga topi) e goditi me krah. Arbitri nuk fishkëlleu, lojtarët viola protestuan dhe të gjithë prisnin një sinjal nga VAR. Pas rishikimit, La Penna akordoi penallti: krah i konsideruar si tepër i gjerë dhe, pavarësisht afërsisë e faktit se Darmian po përpiqej ta mbyllte, e vlerësoi atë si një shkelje, megjithëse interistët protestuan.


Video