Igli Tare “mposht” Interin, gjen shpejt zëvendësuesin e Thiaw

11 August 2025, 12:07Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Igli Tare “mposht” Interin, gjen shpejt zëvendësuesin e
Koni De Winter

Milani reagoi me shpejtësi për të zëvendësuar Malick Thiaw, duke arritur marrëveshjen për blerjen e mbrojtësit belg, Koni De Winter.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se kuqezinjtë kanë përfunduar nënshkrimin me mbrojtësin. Negociatat me mbrojtësin që vjen nga Genoa u mbyllën mbrëmë, ndërsa klubet kanë nisur shkëmbimin e dokumenteve.

Edhe pse detajet përfundimtare, si periudha e pagesave, mungojnë ende, operacioni konsiderohet i mbyllur. Genoa do të marrë 20 milionë euro, përfshirë bonuset, ndërsa Juventusi përfiton një përqindje nga shitja.

Interi kishte shprehur interes për të firmosur me De Winter, i rritur në akademinë e klubit të Juventusit, por nuk ndërmori veprime pasi Bisseck dhe Pavard janë ende në skuadër. Po ashtu, Galatasaray dhe Bournemouth kishin bërë oferta, por nuk arritën të afrohen pranë marrëveshjes.

Duke u përballur me nevojën për të zëvendësuar shpejt Thiaw, Milan shtoi presionin. Së pari ra dakord me De Winter për një kontratë 5-vjeçare me pagë 1.8 milionë euro në sezon, më pas filloi negociatat me Genoa, ndihmuar edhe nga marrëdhëniet e mira mes klubeve, siç dëshmon dhe transferimi i Lorenzo Colombo.


Video