Tërmeti tragjik në Turqi, tifozën mbushin fushën me kukulla pellushi (VIDEO)

27 February 2023, 09:44Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tërmeti tragjik në Turqi, tifozën mbushin fushën me kukulla
Kukulla pellushi në stadium

Jemi mësuar fatkeqësisht me skena ku tifozë, në protestë ose në irritim për fatin e ndeshjes, hedhin nga tribunat çdo gjë në fushë.

Diçka e tillë, shumë më madhështore, ndodhi dje në ndeshjen e vlefshme për kampionatin turk midis Beshiktashit dhe Antalyaspor.

Në minutën e 5-të të ndeshjes, qielli mbi stadium u fillua të ”errësohej” nga sasia e kukullave pellushë që po hidhnin spektatorët.  

Një skenë mbresëlënëse, që ka emocionuar të gjithë, nga momenti që bën pjesë e një iniciative bamirësie në favor të atyre dhjetëra mijëra fëmijëve që janë goditur nga pasojat e lëkundjeve sizmike të 6 shkurtit, ku më e madhja arriti deri në magnitudën shkatërruese 7.8 , duke shkaktuar rreth 50 mijë viktima. Pas duartrokitjeve, ishin vetë lojtarët që ndihmuan në lirimin e fushës nga kukullat, për të rifilluar ndeshjen.  

Një skenë mbresëlënëse, që ka emocionuar të gjithë, nga momenti që bën pjesë e një iniciative bamirësie në favor të atyre dhjetëra mijëra fëmijëve që janë goditur nga pasojat e lëkundjeve sizmike të 6 shkurtit, ku më e madhja arriti deri në magnitudën shkatërruese 7.8 , duke shkaktuar rreth 50 mijë viktima.    

Pas duartrokitjeve, ishin vetë lojtarët që ndihmuan në lirimin e fushës nga kukullat, për të rifilluar ndeshjen.


Video