Emocionuese / Humbi rastin e artë në ndeshjen e parë me kombëtaren, Daku nuk i mban dot lotët (VIDEO)

7 September 2023, 23:33Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Emocionuese / Humbi rastin e artë në ndeshjen e parë me
Mirlind Daku

Mirlind Daku debutoi me kombëtaren kuqezi, në barazimin 1-1 me Çekinë në Pragë. Sulmues s'i mbajti lotët duke folur edhe për rastin e humbur.

“Nuk e di, jam pa fjalë. Kur përfundoi ndeshja isha totalisht i emocionuar që arrita të debutoj me kombëtaren shqiptare. Për mua është arritje e madhe, për familjen time që kemi luftuar për të arritur këtë moment. (Përlotet)

Pasimi? Në rastin e parë mendova ta pasoja te Nedimi por në atë moment mendova që është jashtë loje e mendova t’ia jap Mujës. Nuk desh Zoti ta mbyllnim me atë aksion e shënonim. Dëshira ime ishte të shënonim por çfarë t’i bëjmë. Shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të jemi më syhapur”, tha për “Supersport” Daku.




Video