VIDEO: Praga flet SHQIP! 4 mijë kuqezinj mbushin sheshet e kryeqyteti çek në pritje të përballjes vendimtare

7 September 2023, 18:33Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO: Praga flet SHQIP! 4 mijë kuqezinj mbushin sheshet e kryeqyteti
Tifozët kuqezinj në Pragë, Çeki

Plot 4 mijë tifozë kuqezinj do të jenë sot në mbrëmje të pranishëm në stadiumin e Pragës, ku do të zhvillohet përballja me Çekinë, ndeshje e vlefshme për Kampionatin Europian 2024.

E teksa na ndajnë vetëm pak orë nga fillimi i ndeshjes, rrjetet sociale janë mbushur me festën që ka nisur tashmë nga bashkëatdhetarët tanë të cilër kanë mbushur lokalet dhe sheshet e Pragës.

Në lokalet e kryeqytetit çek dëgjohen këngë patriotike shqiptare ndërsa festa nuk ka munguar as në rrugë.

Kjo ndeshje, dhe ajo me Poloninë tre ditë më pas, konsiderohen si vendimtare për rrugëtimin e kombëtares shqiptare drejt Euro 2024.


Video