Ende në kërkim nga Interpoli, Ballist Morina habit gazetarin në Çeki: S'e di si dreqin ka ardhur

7 September 2023, 23:23Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ende në kërkim nga Interpoli, Ballist Morina habit gazetarin në
Gazetari Artan Hoxha dhe Ballist Morina


Ballist Morina, tifozi legjendar i kombëtares shqiptare që ngriti dronin në ndeshjen e famshme ndaj Serbisë, nuk ka munguar as në përballjen e sotme në Çeki.

Është gazetari Artan Hoxha ai i cili ka postuar një foto me të, teksa shprehet i habitur për mënyrën si ka arritur Ballisti të hyjë në Çeki. Hoxha thotë se ai vijon të jetë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Serbia.

Postimi i gazetarit Hoxha:

A e mbani mend këtë personazh???!!!

Njeriu i dronit me flamurin e Shqipërisë Etnike mbi stadiumin e Beogradit…

Në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës,
me Ballist Morinën…

Nuk e di nga “dreqin” ka ardhur dhe si ka hyrë në Çeki, por zyrtarisht vazhdon të jetë në kërkim nga Interpoli, pas urdhërarrestit që vazhdon të mbetet ende në fuqi nga autoritetet Serbe.

O sa mirë me qenë SHQIPTAR…


Video