Rama krenar për Shqipërinë: Kjo Kombëtare nuk bën vetëm pikë, po luan futboll si e barabartë në çdo drejtim

7 September 2023, 23:12Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama krenar për Shqipërinë: Kjo Kombëtare nuk bën
Tifozet e kombetares ne Prage

Kryeministri Edi Rama nuk i kursen vlerësimet për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit.

Në një reagim pas takimit të zhvilluar mbrëmjen e sotme në Çeki, që përfundoi me rezultatin 1-1, Rama shkruan: “Krenar për Shqipërinë. Kjo Kombëtare nuk bën vetëm pikë, po luan futboll si e barabartë në çdo drejtim, jep shpirtin në fushë dhe frymëzon. Faleminderit djemve kuqezinj, po faleminderit edhe kampionëve që e drejtojnë këtë skuadër kaq dinjitoze, trajnerit Sylvinho dhe ndihmësve të tij”.

Me barazimin kësaj të enjteje, kuqezinjtë marrin 1 pikë me shumë vlerë në këtë rrugëtim drejt Euro 2024.

 


Video