Nuk ka patur fitues në sfidën mes Uruguajit dhe Koresë së Jugut, ndjeshje e vlefshme për grupin H të Kupës së Botës "Katar 2022".
Të dyja kombëtaret provuan të gjenin rrjetën, me rastet që shkonin nga njëra portë në tjetrën, por pa mundur të gjejnë golin e fitores.
Yjet e Urugajit si Nunez, Suarez, Valverde nuk ia dolën të vendosnin në vështirësi portierin Kim. Rasti i vetëm i pastër ishte ajo goditje me kokë nga Godin i cili preku shtyllën. Po ashtu, edhe në minutën e 90-të, Valverde ka goditur nga një distancë e konsiderueshme, por shtylla ia mohohn super golin.
Në fund 0-0, me dy kombëtaret që ndajnë pikët. Për momentin Uruguaji dhe Koreja e Jugut kanë nga një pikë në grupin H, teksa në 17:00 luajnë Portugalia me Ganën po për këtë grup.