Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Barcelona triumfoi me lojë dhe rezultat në sfidën e vështirë kundër Atletikos së Madridit, ku protagonist u bë “pensionisti” Dani Alves.
Alves ishte ndër më të mirë në fushë dhe autori i një goli për katalanasit në ndeshjen që u mbyll 4-2.
Carrasco shënoi i pari për miqtë që në minutën e tetë. Alba dhe Gavi brenda dy minutash përmbysën rezultatin, ndërsa Araujo vulosi 3-1 në pjesën e parë.
Katër minuta nga nisja e pjesës së dytë, Dani Alves shënoi golin e 4-t për Barcelonën, ndërsa Suarez gjeti golin e parë ndaj ish-skuadrës së tij në minutën e 58-të.
Alves del me karton të kuq në minutën e 69-të pas një ndërhyrjeje të rrezikshme, por rezultati nuk ndryshoi më.