Dy ditë më parë futbollisit shqiptar, Aleksandër Llambi ndërroi jetë në fushën e lojës, gjatë ndeshjes mes Iliopulit dhe Ermionidës.
Kujtojmë se vetëm pas katër minutash lojë, shqiptari pësoi arrest kardiak me mjekët e dy kampeve që nuk i erdhën dot në ndihmë. Mungesa e një autoambulance në stadium ka qenë fatale, ndërsa 22 vjeçari sipas medieve helene pak ditë më parë kishte marrë vaksinën kundër covid.
Shpëtim Zinxhiria gazetari shqiptar në Greqi ka treguar detaje nga ngjarja tragjike, duke përmendur se edhe nëna e 22 vjeçarit ishte në stadium dhe përjetoi momente shoku.
“Në stadium ndodhej edhe nëna e tij…Një tragjedi në familje shqiptare.
Ndarja nga jeta futbollisti shqiptar 21-vjeçar Aleksandër Lambi. Ish-futbollisti Apolon i Smirnit, por që luante huazim tek ekipi i kategorisë së 3-të greke IliupolI. Futbollisti ka humbur ndjenjat në minutën e 4-t të takimit.
Loja ka filluar në mungesë të ambulancës dhe mjekëve. Ambulanca ka ardhur me 15 minuta vonesë në stadium, në një kohë kur për 20 minuta të ndjerit po i jepej ndihmë. Ne stadium ka qenë duke ndjekur ndeshjen edhe nëna e të ndjerit. U prehsh në paqe, qoftë i lehtë dheu për ty Aleksandër Lambi”, shkruan gazetari.