“Fytyra publike” e Ndraghetas, babait të ish-sulmuesit të Juventus i sekuestrohen 10 milionë euro

3 February 2022, 09:22Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Fytyra publike” e Ndraghetas, babait të ish-sulmuesit të
Giuseppe Iacquinta  “fytyra publike” e ‘Ndragheta’s

Giuseppe Iacquinta, babai i ish-futbollistit të Juventusit dhe kombëtares së Italisë Vincenzo Iacquinta, është konsideruar nga DDA-ja e Bolonjës si “fytyra publike” e ‘Ndragheta’s në Emilia Romagna. Ndaj sipërmarrësit, Gjykata e Bolonjës, seksioni i Masave Parandaluese, urdhëroi sekuestrimin e aseteve me vlerë 10 milionë euro, e cila u krye mëngjesin e sotëm nga Dia.


Giuseppe Iaquinta kishte marrë një urdhër për paraburgim si masë paraprake në janar 2015 si pjesë e operacionit ‘Aemilia’, më pas u dënua në vitin 2018 nga Gjykata e Reggio Emilia me 19 vjet burgim, një dënim i ripërcaktuar më pas, në apel, deri në 13 vjet, për krime në lidhje me mafian dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit.

 


Video