Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Dritan Shakohoxha është zyrtarisht kandidat për kreun e FSHF.
Një gjë të tillë ai e konfirmoi dje në Procesin Sportiv, emision në të cilin dha një intervistë.
Me interes pritet të shihet sesi do shkojnë gjërat, teksa jemi një muaj para procesit zgjedhor.
“Sot mund të them se jam kandidat zyrtar për kreun e FSHF-së. Unë po ua konfirmoj këtë, pasi deri më sot nuk ishte zyrtare. Ajo që dua të them është se ndryshimi total mes asaj që ka ndodhur para katër vitesh dhe asaj që po ndodh tani, duket. Dua që të të sqaroj herën e parë. Politika para katër vitesh nuk ndërhyri, por deshi të bëhej pjesë e futbollit” – tha ai.