Përvjetori i tragjedisë, një statujë në kujtim të Kobe Bryant

27 January 2022, 20:13Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një statujë bronzi, me peshë 70 kilogramë, e pozicionuar në kodrën e Kalabasas, në të cilën Kobi Brajant pasqyrohet me dorën të hedhur tek e bija Xhixhi.

Vepra u realizua nga artisti Dan Medina, pikërisht në vendin ku dy vjet më parë ndodhi aksidenti me helikopter, që i mori jetën legjendës së basketbollit dhe vajzës së tij.

Përvjetori i tragjedisë, një statujë në kujtim të

Së bashku me ta, në këtë tragjedi u shuan edhe shtatë persona të tjerë, emrat e të cilëve janë shkruar në piedestalin e statujës. Ndër të tjera aty shkruhet: “Heronjtë vijnë dhe ikin, legjendat mbeten përgjithmonë”.

Përvjetori i tragjedisë, një statujë në kujtim të



Video