Verstappen debuton me numrin 1… në një pistë për ski

5 February 2022, 19:48Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Verstappen debuton me numrin 1… në një pistë për ski
Verstapen në akull

Pasi fitoi titullin kampion në Formula 1, Max Verstappen ka zgjedhur të përdorë numrin 1 për sezonin e ri, që i rezervohet vetëm kampionit në fuqi, nëse ai vendos që ta përdorë atë.

Kjo do të jetë hera e parë që nga viti 2014, që një makinë e F1 do të ketë numrin 1, pasi Lewis Hamilton nuk e ka ndërruar kurrë numrin 44 nga njëvendëshja e tij.

Por, debutimi i holandezit me numrin 1 ka ndodhur tashmë, në një pistë për ski, që ndodhet brenda aeroportit të Zell am See, në Austri, ku holandezi u bë protagonist i një gare spektakolare, bashkë me kampionin europian të garave mbi akull me motor, Franky Zorn.

“Nuk jam i mirë në patinazhin në akull, por bëra maksimumin. Ishte hera ime e parë që garoja mbi akull me makinë F1 dhe ishte interesante”, tha Max Verstappen pas garës.

<iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/jxe870HmYBE" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture" allowfullscreen></iframe>


Video