Rinis protesta para Kuvendit, policia nuk lejon protestuesit demokratë t’i afrohen perimetrit (VIDEO)

8 October 2026, 18:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rinis protesta para Kuvendit, policia nuk lejon protestuesit demokratë

Kuvendi pritet të votojë sot hartën e re territoriale me 46 bashki, një nismë e kundërshtuar nga opozita. Ndryshimet nuk mbështeten as nga deputetët socialistë Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, teksa kërkohen 84 vota për miratim.

Në seancë pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Sakaq, aktivistë dhe simpatizantë të opozitës kanë protestuar jashtë Kuvendit.

Në orët e pasdites me afrimin e votimit, protestuesit janë mbledhur sërish para Kuvendit, ndërsa policia nuk lejon protestuesit demokratë t’i afrohen kordonit të vendosur të kryqëzimi i rrugës së Elbasanit.

 


Video