Gjatë prezantimit të ndryshimeve në Kodin e Procedures Penale, kryeministri Edi Rama tha se policia dhe prokuroria mund ta sekuestrojnë një pajisje, por për hapjen dhe kontrollin e përmbajtjes së saj do të kërkohet autorizim gjykate, i cili duhet të përcaktojë të dhënat, aplikacionet dhe periudhën që mund të shqyrtohen.
Ai theksoi gjithashtu se të dhënat e marra jashtë këtij autorizimi do të konsiderohen të papërdorshme.
Rama: “Telefoni nuk është thjesht mjet komunikimi, por arkiv i jetës së një njeriu. Sekuestrimi i pajisjes nuk mund të jetë një leje e pakufijshme për të lexuar dhe parë gjithccka që përmban. Policia dhe prokuroria mund ta sekuestrojnë pajisjen por për ta hapur, kopjuar apo përpunuar përmbajtjen e telefonit duhet autorizim nga gjykata. Me vendim gjykate përcaktohet pajisja, kategorinë e të dhënave, aplikacionet, periudhën dhe kriteret e kërkimit. Ccdo e dhënë e marrë jashtë autorizimit është e papërdorshme. E njëjta logjikë përdoret për përgjimet. Duhet të transkriptohen vetëm përgjimet që lidhen me hetimet. Jeta private e njerëzve pa lidhje me veprën penale smund të kthehet në instrument presioni apo produkt konsumi mediatik.