Peshqit e ngordhur në Lushnjë, Ministri Salla: Përgjegjëse Bashkia!

30 September 2026, 11:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Peshqit e ngordhur në Lushnjë, Ministri Salla: Përgjegjëse
Kasharajt në Lushnjë

Ka nisur pastrimi i rezervuarit të Kasharajt në Lushnjë, ku mijëra peshq ngordhën pas zbrazjes së ujit për punimet në digë dhe shkarkues.

Forcat e Armatosura, Bordi i Kullimit dhe Bashkia e Lushnjës janë angazhuar me mjete në terren për largimin e peshqve të ngordhur dhe pastrimin e ujëmbledhësit.

 Ndërkohë, nën hetim është vënë Fredi Mara, 58 vjeç, administrator i firmës që po kryen rehabilitimin e digës. Sipas policisë, kompania nuk mori masat e duhura për menaxhimin e ujërave gjatë punimeve.

Hetimet po kryhen për dëmtim të habitateve dhe ndotje të ajrit, ujërave dhe tokës.

Në rezervuar shkoi edhe ministri i Bujqësisë, Andis Salla. I pyetur se kujt i takonte përgjegjësia për peshqit që ndodheshin në ujëmbledhës përpara zbrazjes së tij, ministri drejtoi gishtin nga pushteti vendor.

“Kjo është totalisht e bashkisë. Ne jemi në ndihmë të bashkisë dhe për ta asistuar në të gjithë mënyrën me Bordin e Kullimit, me drejtorin e Peshkimit dhe gjithë stafin e Ministrisë së Bujqësisë”, tha Salla.

 Salla tha se subjekti që kishte kontratën për shfrytëzimin e peshkut deri në vitin 2022 ishte njoftuar nga bashkia për largimin e tij përpara ndërhyrjes.


Video