Ambasadori amerikan Eric Wendt takon kryeministrin Rama

30 September 2026, 10:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ambasadori amerikan Eric Wendt po zhvillon një takim prezantimi me kryeministrin Edi Rama, pas nisjes së misionit të tij në Shqipëri.

Të shtunën, më 26 shtator, Wendt i dorëzoi letrat kredenciale presidentit Bajram Begaj.

Eric Wendt është ambasadori i 11-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë që prej vitit 1991, kur mes dy vendeve u rivendosën marrëdhëniet diplomatike. Ai pason në këtë detyrë Yuri Kim, ndërsa prej vitit 2023 ambasada e SHBA-ve është drejtuar nga Nancy VanHorn si e ngarkuar me punë.


Video