Protestuesit marshojnë nëpër Tiranë, digjen kosha tek Zogu i Zi, bllokohet kryqëzimi tek 21 Dhjetori

14 Nëntor 2026, 16:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protestuesit marshojnë nëpër Tiranë, digjen kosha tek Zogu i

Protestuesit marshuan nga Ministria e Arsimit drejt “Zogut të Zi”, ku bllokuan qarkullimin duke djegur koshat me mbeturina.

Gjatë marshimit në “Rrugën e Durrësit”, protestuesit hoqën edhe barrierat metalike të rrugës.

Më pas, marshimi vijoi drejt Unazës, për tek kryqëzimi i “21 Dhjetorit”.

Këtu, studentët dhe qytetarët kanë bllokuar rrugën, në shenjë revolte.

Prej më shumë se një muaji vijon protesta studentore në Tiranë. Ata kanë vendosur vijimin e protestave kundër Ramës, duke i zhvilluar ato në 2 ditë të javës: të mërkurën dhe të shtunën, në orën 14:00

 

 

 


Video