Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, disa të plagosur

14 Nëntor 2026, 11:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, disa të plagosur
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Arbrit.

Dy automjete mësohet se janë përplasur në vendin e quajtur “Zall Maricë” të Njësisë Administrative Zall Bastar të Tiranës.

Përplasja ka qenë e fortë ku kanë mbetur të plagosur disa persona.

Në vendin e ngjarjes janë dy autoambulanca të cilët po transportojnë të plagosurit.


Video