Nis protesta e studentëve te Rruga e Durrësit, 700 efektivë policie në terren (VIDEO)

14 Nëntor 2026, 15:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nis protesta e studentëve te Rruga e Durrësit, 700 efektivë

Ka nisur protesta e thirrur nga studentët, të cilët kanë bllokuar rrugën e Durrësit, në afërsi të Ministrisë së Arsimit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat u kanë bërë thirrje protestuesve përmes megafonit që të lirojnë rrugën dhe të mos pengojnë lëvizjen e automjeteve.

Bëhet e ditur se për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e rendit e sigurisë, policia ka angazhuar rreth 700 efektivë në terren.

Gjatë tubimit, studentët kanë përcjellë edhe mesazhin “Ne nuk harrojmë”, duke vijuar protestën e tyre.


Video