Protesta në Tiranë, vjen reagimi i fortë nga SHBA!

17 October 2026, 20:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protesta në Tiranë, vjen reagimi i fortë nga SHBA!
SHBA

Kongresmeni Republikan dhe njëherazi kreu i Komitetit të Helsinkit në Kongresin e SHBA, Joe Wilson ka reaguar pas përshkallëzimit të revoltës studentore e cila ndodhet në ditën e pestë dhe protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Wilson shprehet i shqetësuar për situatën, duke theksuar se shqiptarët meritojnë liri, shtet të së drejtës dhe përgjegjshmëri institucionale.

Ai i bën thirrje qeverisë të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve dhe nënvizon se të rinjtë duhet të kenë zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre.

Reagimi:

“Po e ndjek me shqetësim të madh përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton liri, shtet të së drejtës dhe përgjegjshmëri institucionale.

Protesta në Tiranë, vjen reagimi i fortë nga SHBA!

Qeveria duhet të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve. Të rinjtë meritojnë të kenë zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre”.


Video