Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet sot në orën 10:30 për t'i dhënë mandatin e krybashkikaut të Himarës Vangjel Tavos.
Disa ditë më parë Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë e palës paditëse Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut” për zgjedhjet në bashkinë Himarë.
Ky vendim i hapi rrugën që KQZ t’i japë mandatin e fituar me 4 gusht Vangjel Tavos.
Pas vendimit të KQZ, Tavo bën betimin para këshillit bashkiak.
Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet në Bashkinë e Himarës me 1477 vota diferencë përballë rivalit të tij nga koalicioni opozitar, Petro Gjikuria.