‘Dosjet e Ballukut ishin palë-palë, vodhi 90% të rrugëve’! Berisha u tregon militantëve çfarë pa në SPAK
Ish-kryeministri Sali Berisha ishte ditën e sotme në SPAK, pasi u mor zyrtarisht i pandehur për aferën Partizani.
Teksa foli për militantët, pasi doli nga SPAK, ai u shpreh se atje ndër të tjera pa që Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku i kishte dosjet palë- palë.
“Ju ftojmë që të vazhdojmë këtë betejë si betejë të fitores. Duhet ta dinë se sot ata janë të vetmit vendimmarrës vlera morale më eprore e kombit shqiptar, se sot ata janë e drejta dhe shpresa e një kombi.
Miqtë e mi, çfarë gjeta unë këtu, këtu gjeta Edi Ramën, gjeta Linda Ramën tek ndërhynte për tenderat e kunatit të vet, gjeta Olsi Ramën si kryesori i grupit të Xibrakës, por edhe udhëheqësin Armand Josifin.
Gjeta kanionin e Gjipesë të grabitur nga Edi Rama, gjeta Taulant Ballën teksa merrte nga Sokol Çela 1 milionë euro për shpëtimin e dy vrasësve në Shkodër që i vunë dinamitin Lulzim Kullës, gjeta edhe edhe ata që kishin planifikuar që të vrisnin një politikan afër Edi Ramës për të liruar hapësirë për ta. Gjeta Ballukun që i kishte dosjet palë- palë që u vjedh shqiptarëve 90 për qind të rrugëve, gjeta të shpërfytyruar Erion Veliajn”, tha ai.