A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Sali Berisha teksa doli nga banesa e tij për t’iu drejtuar SPAK foli shkurt për gazetarët duke thënë se ndihet më i motivuar se kurrë.
Vendimin që pritet të merret sot ai e quajti politik, por tha se do t’i djegë mandatin e 4 Edi Ramës.
I pyetur nëse ka një kandidat rezervë për kryeministër, Berisha u përgjigj: Këtë e do Edi Rama, por jo nuk do ja caktojnë kurrë as kandidatin, as kryeministrin dhe as kryetarin e PD.
“Më i motivuar se kurrë për ti dhënë përgjigje këtij zotërisë. Më i motivuar se kurrë për fitoren dhe të gjitha. Rama ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt por do t’ia djegim”, tha Berisha.