Forcat e policisë rrethojnë godinën e SPAK para mbërritjes së Berishës (VIDEO)

11 September 2024, 11:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Forcat e policisë rrethojnë godinën e SPAK para mbërritjes

Forcat e Sigurisë Kombëtare si dhe efektivë të shumtë të policisë kanë rrethuar godinën e Prokurorisë së Posaçme në prag të protestës së thirrur nga opozita.

Protesta pritet të mbahet në orën 12:00, kur në ambientet e SPAK do të mbërrijë ish-kryeministri Berisha të cilit do t’i komunikohet akuza për çështjen “Partizani”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi do të paraqiten mesditën e sotme në SPAK për t’u njohur me akuzën për çështjen e kompleksit Partizani.

Mësohet se protesta do të zgjasë aty që nga momenti kur do të mbërrijë Berisha e deri kur para prokurorëve të SPAK të paraqitet dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.


Video