Panik në bordin e avionit ‘Air Albania’/ Indiani hap derën e emergjencës, terrorizohen pasagjerët

10 September 2024, 21:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Panik në bordin e avionit ‘Air Albania’/ Indiani hap derën
Avioni Air Albania / Dera e hapur e emergjencës

Një ngjarje e paprecedentë u regjistrua mbrëmjen e kësaj të marte në aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku një avion i Air Albania që udhëtonte drejt Stambollit u detyrua të kthehej sërish në pistë pasi njëri nga pasagjerët tentoi të hapte derën e emergjencës.

Avioni kishte pak minuta që ishte ngritur, ndërsa burime thanë për Top News, se mes udhëtarëve ishte dhe një shtetas indian që po deportohej. Duke përfituar nga situata ai u përpoq të hapte derën e emergjencës çka shkaktoi panik të madh në radhët pasagjerëve. I ndodhur në këto kushte piloti u detyrua të kthehej sërish në Rinas për të rregulluar derën.

Kjo foto e siguruar nga Top News, tregon momentin kur pasagjerët zbresin nga avioni të terrorizuar si pasojë e veprimeve të indianit.

Panik në bordin e avionit ‘Air Albania’/ Indiani hap derën

Autoritetet pritet që të japin një shpjegim lidhur me situatën e ndodhur brenda bordit të avionit dhe për të zbardhur më shumë detaje. Ndërkohë mësohet se avioni do të riniset drejt Stambollit pasi të rregullohet dera e emergjencës.

Sakaq, pasagjerët shprehen se nga autoritetet nuk iu është dhënë asnjë sqarim, ndërsa janë rreth 200 persona brenda avionit.

Panik në bordin e avionit ‘Air Albania’/ Indiani hap derën
Dera e emergjencës e avionit Air Albania e hapur


Video