Afera me kompleksin Partizani, shkon në SPAK dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi

11 September 2024, 14:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Afera me kompleksin Partizani, shkon në SPAK dhëndri i Berishës,
Jamarbër Malltezi.

Pas paraqitjes në SPAK të Sali Berishës, është paraqitur pranë Strukturës së Posaçme edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Edhe Malltezi do të njihet me akuzën, për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Jamarbër Malltezi: Mungon fakti penal, është çështje civile e pronarëve të tokës, Shteti nuk ka humbur asnjë cent, Prokurorja e emëruar nga Taulant Balla. Të gjithë zyrtarët që nga Fatos Nato kanë zbatuar ligjin. Nuk ka asnjë provë që tregon se Berisha ka ndikuar, as nuk i përmendet emri. Edi Rama i fali vëllait të tij tokë mes Tiranës.

Zhvillimi i pronës është kryer nga pasardhësit. Asnjë nga tre partner nuk kanë marrë asnjë cent nga qeverisa e PD-së. SPAK ka fshehur dhe gënjyer me dokumente zyrtare. Gënjyen kur thanë Berisha ndërroi destinacionin e tokës, atë e ka bërë Edi Rama. Por jemi në institucionin e Edi Ramës, prokurorët janë patronazhistë, nuk presim ndonjë gjë tjetër.

Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.


Video