"Zbatova porosinë e një vëllai mysliman", Berisha tregon çfarë ka thënë Gert Shehu pas incidentit: Akt i përgatitur nga Çuçi

6 December 2022, 15:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Zbatova porosinë e një vëllai mysliman", Berisha
Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur dyshime të forta mbi dokumentin që tregon se 31-vjeçari Gerti Shehu, personi i cili e goditi, është me probleme të shëndetit mendor.

Ai tha se dokumenti ishte përgatitur më herët, duke akuzuar se ka dalë nga zyra e zëdhënësit të Ramës, Endri Fuga. Berisha deklaroi se dokumenti nuk ka asnjë datë dhe e konsideroi si të çuditshme atë çfarë shkruhej në të.

Berisha tha se Gerti Shehu i ka shërbyer policisë kriminale dhe se pasi e goditi, iu ka thënë truprojave të tij se i shërbue një vëllai mysliman.

Berisha shtoi më tej se Gert Shehu nuk mund të jetë me probleme mendore kur i është rinovuar patenta.

"Siç u pa, ishte një akt agresiv kriminal, i një personi që plotëson çdo kusht për të qenë i përdorur. Por ajo që është më flagrante, është se personi është agjent i policisë kriminale. Gerti Shehu është agjent i policisë kriminale, kontingjent që futen me doza të vogla në rrethet e trafikantëve, problem me disa ç’rregullime, por fakti që zyra e Fugës shpërndau me urgjencë këtë dokument shëndetësor për të, dëshmon se gjithçka ishte e përgatitur. Fakti që zyra e tij, e kishte gati shkresën për të ua dhënë gazetarëve. Ju e dini se në raste të tilla këta persona përdoren, se një njeri normal nuk pranon kurrë të përdoret.

Edi Rama duke dashur që të paraqesë veten duar jashtë e paraqiti veten 100% duar brenda. Këtu thuhet, vërtetim mjekësor për tu përdorur kudo që t’i nevojitet, por ky vërtetim mjekësor nuk  ka asnjë datë. Ai që e lexon këtë thotë se ky mund të jetë i vitit 2018 pasi thotë u paraqit në klinikën tonë në janar të këtij viti, por shumë i çuditshëm vërtetimi se thotë që episodi i fundit i 10 gushtit 2022, u rekomandua të dërgohet në urgjencën psikiatrike ku mori ndihmën e parë dhe u kthye në shtëpi. Ju e kuptoni që kjo nuk dëshmon asgjë përveç faktit se qeveria e kishte bërë gati për të justifikuar aktin kriminal të një agjenti të policisë kriminale të zgjedhur nga Çuçi i familjes me porosi të Edi Ramës.

Tani mund të ju them një gjë tjetër ju, shumë interesante. Ky i sëmuri kriminal i Edi Ramës, në vitin 2022. Si i sëmurë psikik nuk mund të merrte kurrë patentën. Ky është një akt i përgatitur personalisht nga Edi Rama, Bledi Çuçi dhe natyrisht Ardi Veliu. Agresori është me origjinë nga Tepelena, jeton prej 20 vitesh në Tiranë, i ka shërbyer policisë kriminale në rrjetet trafikante dhe tek besimtarët e xhamisë. Ai u paraqit se zbatoi porosinë e një vëllai mysliman. Është e regjistruar ku thotë se zbatoi porosinë e një vëllai. Në fakt porosi e vëllait është një vëlla pa fe, apo që ndërron fe sa herë i nevojitet, porosia është e Edi Ramës apo ministrit të tij, Çuçi. Nuk mendoj të jetë kush tjetër përveç Ardi Veliut. Nuk kam asnjë provë, por Ardi Veliu në kupolën e policisë është krimineli që mund të stisë dhe të organizojë çdo gjë. Ky është bashkëpunëtor i policisë kriminale, i përdorur për rrjetet e trafikantëve të drogës dhe mes besimtarëve myslimanë. Këto të dy janë përdorimet kryesore.”, tha ai.



Video