
Ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar për dhunën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në protestën e sotme.
Bardhi drejton gishin nga Edi Rama, ndrësa thotë se “skenarët me dhunë ndaj kundërshtarit politik janë tipike të një regjimi të korruptuar”.
Berisha u qëllua sot me grusht në fytyrë teksa po i bashkohej protestës së PD. Autori është një 31-vjeçar që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
“Skenarët me dhunë ndaj kundërshtarit politik janë tipike të një regjimi të korruptuar dhe të kriminalizuar. Akt burracak i Edi Ramës, që nuk tremb dot askënd. Duke dënuar me forcë sulmin fizik ndaj z. Berisha, bëj thirrje që autorët e vërtetë të vihen menjeherë përpara ligjit”, shprehet Bardhi.