
Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me dhunën fizike ndaj kreut të PD-së Sali Berisha, i cili u godit sot gjatë protestës me grusht nga një person.
'Dënoj ashpërsisht sulmin fizik ndaj z. Berisha. Kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. Ajo është vetëm tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci funksionale dhe me korrupsion të pandëshkuar', shkruan Basha.
Kujtojmë se ksa po i afrohej Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku do të zhvillohet protesta e opozitës, një person goditi me grusht Sali Berishën në fytyrë, duke e gjakosur. Menjëherë ai u neutralizua nga truprojat e tij dhe mbështetës të tjerë, të cilët e rrahën personin duke e goditur me grushte dhe shkelma.