Zbatohet vendimi i GJKKO/ Pas 1 viti në qeli, Veliaj do njihet me aktet hetimore!

11 March 2026, 11:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbatohet vendimi i GJKKO/ Pas 1 viti në qeli, Veliaj do njihet me aktet
Erion Veliaj

Pas vendimit të GJKKO-së në seanvën e parë të gjyqit në themel, SPAK ka urdhër BKH që t’i dërgojë Erion Veliajt në qeli të gjithë aktet hetimore.

Mësohet se pasditen e së martës materialet, 72 fashikuj me rreth 28 mijë faqe janë dërguar me një furgon në burgun e Durrësit ku mbahet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të Erion Veliajt, bashkëshortes Ajola Xoxa, edhe 28 personave e shoqërive pjesë e së njëjtës dosje, më 9 shkurt.

Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në arrest prej 10 shkurtit 2025, ndërsa SPAK dërgoi kërkesën për të kaluar dosjen për gjykim 5 muaj më parë.


Video