"Yuri Kim mbron reformën e dështuar të Sorosit", Berisha: Ja kë prokuror do vendosë Rama në krye të SPAK

16 December 2022, 12:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Yuri Kim mbron reformën e dështuar të Sorosit",
Sali Berisha

"Një betejë të turpshme" Kështu e ka konsideruar ish-kryeministri Sali Berisha konfliktin mes ambasadores Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama në lidhjen me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, që sipas liderit demokrat, ata me ligj nuk kanë asnjë lidhje me emërimin e kreut të SPAK-ut.

Berisha tha se Rama kërkon Edvin Kondilin në krye të SPAK, për ta asgjesuar. Lideri demokrat tha më tej se amnasadorja amerikane Yuri Kim po sillet si guvernatore në Shqipëri dhe se po mbron reformën e dështuar të Sorosit, siç e quajti ai.

"Vijmë te tragjikomedia e paimagjinueshme që po ndodh me atë që duhej të ishte institucioni i shpresës së shqiptarëve, me SPAK-un. Kurrë në histori, as në romanet e Markezit, nuk mund të gjesh një betejë të turpshme midis një kryeministri dhe një ambasadori që me ligj nuk kanë asnjë lidhje me emërimin e kreut të SPAK-ut. Asnjë lidhje nuk kanë. Ç’punë ka një kryeministër se kush emërohet në krye të SPAK-ut? Ka vetëm dosjen e tij, sepse dosja e djegësave është dosje e një organizate kriminale, në të cilën ka firmosur Edi Rama. Prandaj ai bën këtë figurë të turpshme, diskrediton totalisht një organ, e asgjëson, në një kohë me ligj, kryetari i SPAK ka vetëm një funksion, të ndajë dosjet. Nuk ndërhyn dot në hetim te prokurori. Me Kushtetutë. Beteja është surrealiste. Nuk ndodh kurrë.

Bota e krimit darkon dhe drekon me eksponentë të krimit të organizuar që është në parlament. Ky është asgjësimi si kurrë më parë i sistemit të drejtësisë. Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur. Urdhëroni tani, ish-drejtori i SHISH që e ka emëruar vetë, ia mbyll derën si bandit. Urdhëro shteti i tij. Tani do organin e akuzës, o Kondili o nuk ka, thotë. Duke diskredituar totalisht këtë institucion, duke e asgjësuar këtë institucion.

Çfarë qëndron në themelin e betejës së Yuri Kim? Unë ju ftoj të lexoni, nuk gjeni sot në planet një vend të dytë, dhe unë kam bërë kërkime, nuk gjendet një vend të dytë ku një ambasadore të sillet siç sillet guvernatorja në Tiranë.
Çfarë kujtoni se mbron ajo? Mbron në minumim dështimin e reformës së Sorosit në Shqipëri. Por mundet edhe më shumë.
Ajo mbron mashtrimet që i ka bërë shefave të vet, ajo mbron veten sepse ka përdorur korrupsionin për të luftuar antikorrupsionin në Shqipëri. Ndaj dhe ajo nuk njeh kufi, ndaj edhe sillet. Po pse sillet në këtë mënyrë? Sepse e ka peng me dosjen Edi Rama. Nuk ndodh kurrë në botë kjo. Nuk kam lexuar kurrë që në mënyrë kaq të paskrupullt, kaq jodinjitoze, kaq fyese për një popull dhe vend sovran, të sillet një përfaqësuese e vendit që konsiderohet partneri strategjik më i rëndësishëm.

Çfarë mbron kjo? Interesat më obskure të vetat. Nuk kam asnjë problem këtu me ndërzimin e SPAK-ut kundër meje. Aq sa kanë gjetur në një vit e gjysmë do gjejmë edhe në njëqind vite të tjera. Por një vend sovran është një vend sovran. Reforma është e diskredituar dhe e damkosur, dhe nuk e mbrojnë atë që janë faktorë të diskreditimit. Ajo mendon se duke përfaqësuar vendin e madh të lirive, mund t’u thotë shqiptarëve, fluturon-fluturon, por ajo e ka dëmtuar më shumë se kurrë reputacionin e vendit të saj te shqiptarët. Një sondazh tregon se vetëm 0.8 përqind e vlerësojnë si shumë të mirë reformën e Sorosit. Për të mos thënë pastaj, se reforma shqiptarëve u bëri gjëmën, i la pa proces të drejtë gjyqësor. U duhet të presin 10 deri në 20 vite për një vendim.

Dhe SPAK-i vidhiset nga polli në poll, në shkallaren e turpit të korrupsionit. Nuk ka më tani pazare të lehtë, ai që ka kaluar vetingun nuk pyet më as për zotin, nuk ka zot ai. 100 mijë dosje, shkatërrimi përfundimtar i reformës. Në mënyrën më korruptive është firmosur marrëveshja me ndërmjetësimin e zonjës që flet për korrupsion mes Delina Ficos dhe Gjykatës së Lartë, për të futur ndihmesa balilat e PS-së nga grupi i juristëve Qemal Stafa, në shkelje të Kushtetutës. Unë kam mirënjohje të pakufishme për USAID-in, por u shpreh keqardhje më të madhe për aktin e tij, për prokurimin e Delina Ficos dhe bandës së saj për të shqyrtuar dosjet e shqiptarëve në kundërshtim me ligjet.

Avoketërve të SPAK u them sa vijon: Nëse do kishte luftë të vërtetë ndaj korrupsionit, pse Shqipëria ngjitet në shkallet e turpit? Në këtë vend për korrupsion janë arrestuar kryeministra, ministra, zëvendësministra, prokurorë dhe gjykatës. Historia nuk fillon me falsifikimin që i bën ju historisë dhe shkatërrimit përfundimtar që i bëtë sistemit të drejtësisë. Unë i bëj thirrje Këshillit të Europës, Komisionit të Venecias, Kongresit të SHBA, të ndihmojë Shqipërinë të dalë nga kjo gjendje katastrofike e reformës së Sorosit, që i preu shtetit të brishtë shqiptar shtyllën kurrizore." deklaroi Berisha.


Video