Yuri Kim takim për një orë në Kryeministri me Ramën, Peleshin dhe Kingjin, ja arsyeja

16 December 2022, 12:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Yuri Kim takim për një orë në Kryeministri me Ramën,

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka zhvilluar sot një tajkim në Kryeministri me kryeministrin Edi Rama, Ministrin Niko Peleshi dhe gjeneral Arben Kingji.

Në një postim në Twitter ajo ka publikuar se arsyeja e kësaj vizite ishte partneriteti dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe SHBA-së në trajnimet dhe pajisjet ushtarake.

"Ne mezi presim të punojmë ngushtë me Shqipërinë në 2023 për të siguruar që mbështetja e SHBA-së për trajnime dhe pajisje të plotësojë nevojat e Shqipërisë si dhe kërkesat e aftësive dhe ndërveprimit të NATO-s. Gjithashtu mezi presim "DefenderEurope2023". Jemi krenarë që jemi gjithmonë krah për krah.

Faleminderit kryeministrit Edi Rama, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefi i Mbrojtjes Gjeneral Kingji për një takim produktiv këtë mëngjes për të rishikuar progresin historik për të forcuar bashkëpunimin Shqipëri-SHBA. 2022 shënon vitin e pranisë së parë të qëndrueshme ushtarake të SHBA-së në Shqipërisë," shkroi ambasadorja ne Twitter.

 


Video