Berisha: Kam falur Gert Shehun, por jo Edi Ramën që kërkon të zhdukë PD-në

14 December 2022, 18:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha: Kam falur Gert Shehun, por jo Edi Ramën që kërkon
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur sërish se sulmi ndaj tij ishte i porositur nga “Edi Rama dhe njerëzit e tij, për të goditur PD-në dhe gjithë opozitën shqiptare”.

Komentet Berisha i bëri gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, ku shtoi se e ka falur autorin e sulmit, Gerti Shehun, por theksoi se nuk ka falur tentativën për eliminimin e PD-së.

“Gerti Shehu, me të gjitha evidencat, është informator i policisë kriminale. Është aq i disekuilibruar saqë ka marrë raport dhe dëshmi për shëndetin mendor dhe fizik dhe ka marrë patentën. Është aq i disekuilibruar saqë ka marrë kredi nëpër banka. Sikur në minimum të ishte duar jashtë, çdo njeri do të bënte çdo përpjekje për ta qartësuar atë. Ai ishte atentat ndaj çdo demokrati. Synonte të godiste rëndë opozitën, duke tentuar të reduktojë në hiç opozitën shqiptare. Në komunikatat e tyre shprehet vetëm hipokrizi. Të gjitha të shkruara nga zyra e Fugës, zyra e Edi Ramës.

Merrni pak, kush po mbron kriminelin. Kë i kanë dërguar për mbrojtje. Të gjitha variantet që paraqiten për mbrojtje, janë aq qesharake, saqë faktojnë se ai ishte i porositur dhe i paguar. Unë e kam falur atë, por nuk fal që Edi Rama kërkon të zhdukë PD-në. Askush nuk pranon t’i dorëzojë një njeriu të egër forcën kryesore opozitare. Ne nga 11 dhjetori e deri më sot jemi angazhuar në një nga proceset më demokratikë që ka njohur vendi ndonjëherë. Përpjekje nga më të turpshmet e më kriminalet u bënë që ky tren lirie të ndalonte. Faktikisht sot PD është lokomotivë e lirisë në këtë vend. Kjo nuk u ndalua dot”, u shpreh Berisha.

 


Video