Votat e Greqisë, përfundon procesi i numërimit për katër qarqe

17 May 2025, 18:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Votat e Greqisë, përfundon procesi i numërimit për
Numerimi i votave

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga Greqia për subjektet zgjedhore në katër qarqe, kryesisht Kukës, Durrës, Tiranë dhe Shkodër.

Sipas asaj që njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon procesi i numërimit nga Greqia për subjektet zgjedhore në qarqet Korçë, Gjirokastër, Lezhë, Fier, Dibër, Vlorë, Elbasan, Berat.

Ndërkohë ka filluar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial në listë “të hapur” në qarqet Durrës, Tiranë, Kukës, Shkodër.

Në rang kombëtar, nga zgjedhjet e 11 Majit PD pësoi një humbje të thellë pasi mori vetëm 50 mandate.

Ndërkohë PS fitoi 83 të tilla, ndjekur nga PSD me 3 mandate, Partia Mundësia me 2 dhe së fundmi dy partitë e reja Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë me nga 1 mandat.


Video