Vjen në Tiranë zyrtarja e lartë amerikane, takimin e parë nuk e zhvillon me Ramën

28 April 2022, 20:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vjen në Tiranë zyrtarja e lartë amerikane, takimin e parë
Karen Donfried dhe Oliver Varhelyi

Ndihmës-Sekretarja Amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried dhe Zëvendës-Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe njëkohësisht i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar mbërritën këtë të enjte në Shqipëri.

Ambasada e SHBA njoftoi se ata u takuan me Komisionerin Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Në njoftim thuhet se ata ranë dakord se pushtimi i pajustifikuar i Ukrainës nga Rusia e ka bërë integrimin edhe më urgjent.

“Ata diskutuan mbi prioritetin e përbashkët të integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian dhe Ndihmës Sekretarja Donfried rikonfirmoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe tha se SHBA mbetet e angazhuar për të punuar me partnerët shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar reformën në drejtësi në Shqipëri dhe rrugën e suksesshme drejt Bashkimit Europian”, shkruan ambasada e SHBA në Tiranë.

Vjen në Tiranë zyrtarja e lartë amerikane, takimin e parëVjen në Tiranë zyrtarja e lartë amerikane, takimin e parëVjen në Tiranë zyrtarja e lartë amerikane, takimin e parë

 



Video