Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Sali Berisha ka larguar Enkelejd Alibeajn nga foltorja e kuvendit, pasi ky kishte marrë fjalën në Parlament. Alibeaj doli në foltore pasi kryetarja e kuvendit e thirri si kryetar të grupit parlamentar, por Berisha e ka shtyrë dhe ka marrë vetë fjalën. Fill pas këtij momenti, socialistët kanë kërkuar ndërprerjen e seancës.
Situata u krijua në seancën e sotme plenare pas fjalës së Kryeministrit Edi Rama. Lindita Nikolla i ka dhënë fjalën Enkelejd Alibeajt, por në të njëjtën kohë në foltore është drejtuar dhe Sali Berisha. Ai i ka kërkuar Alibeajt t’i lironte foltoren, por ky i fundit ka bërë rezistencë duke kërkuar të marrë fjalën para tij.