Pandemia pengoi lobimin e PD në SHBA para zgjedhjeve për një ‘strategji antidrogë dhe antikrim’

19 April 2022, 20:48Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pandemia pengoi lobimin e PD në SHBA para zgjedhjeve për një

Shpërthimi i pandemisë në fund të vitit 2019 dhe fillimi i vitit 2020, ndryshimi i presidencës në SHBA dhe më pas situata e brendshme në të cilën u përfshi Partia Demokratike e kanë lënë të pezullojë një kontratë lobimi mijëra dollarësh në SHBA.

Sipas dokumentacionit të dorëzuar nga kompania lobuese “Sonoran Policy Group” më 20 gusht 2020 pranë Departamentit të Shtetit, objekti i kontratës së lobimit ishte “krijimi i një strategjie kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve në Shqipëri në bashkëpunim me opozitën”.

“Bashkëpunimi me opozitën shqiptare për ngritjen e një strategjie kundër krimit të organizuar dhe kundër narkotikëve për Shqipërinë, lehtësimin e takimeve dhe komunikimit mes administratës amerikane dhe klientëve, angazhimin e kongresit dhe administratës presidenciale për çështjet ekonomike, promovimin e sipërmarrjes së lirë, bashkëpunimin me agjencitë vendase. dhe ligjzbatimit ndërkombëtar për të frenuar dhe luftuar epideminë e krimit të organizuar dhe çdo detyrë tjetër në bazë të kontratës”, thuhet në ekstraktin e objektit të kontratës që kompania Sonoran ka paraqitur në Departamentin e Drejtësisë.

Shuma totale që do të paguante PD nuk bëhet publike, pasi moszbatimi i saj për shkak të pandemisë e ka anuluar. Kompania thotë se nuk ka marrë asnjë qindarkë prej saj për shkak se kontrata nuk është zbatuar. Arsyet janë pandemia që shpërtheu dhe ngjarjet që pasuan më pas me zgjedhjet e 25 prillit dhe përçarja e Partisë Demokratike pas shpalljes non grata të Sali Berishës.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv për Vox News, gëzon të drejtën e autorit sipas ligjit nr. 35/2016, “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e afërta”. Artikulli mund të ripublikohet nga media të tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 178 të ligjit nr./35/2016.


Video