Paralajmërimi i qeverisë: Kush harxhon më shumë se 700 kWh energji do e paguajë më shtrenjtë

13 April 2022, 13:35Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Paralajmërimi i qeverisë: Kush harxhon më shumë se 700 kWh
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku paralajmëroi sot  një vendim të qeverisë i cili do ta bëjë më të shtrenjtë çmimin e  energjinë për familjet  që do të  harxhojnë më shumë se 700 kilovat/ orë në muaj.

“Ne jemi në përfundim të një analize të thellë për të dalë në përfundimin se sa kilovat orë i duhen një familjeje për të pasur një konsum normal. Flasim për fashën e familjarëve dhe jo të biznesit të vogël. Fasha shkon 700 kilovat orë, konsiderohet një konsum normal. Ende nuk është marrë një vendim por po jua them si shifër. Kush harxhon më shumë se 700 kilovat orë do të paguhet me çmim më të lartë”, tha  ministrja.


Video