Kryemadhi bën sikur godet Metën: Ka punonjës të presidencës që kanë shpërndarë para për Bllakon!

20 April 2022, 23:01Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryemadhi bën sikur godet Metën: Ka punonjës të
Monika Kryemadhi, kryetare e LSI dhe Zonja e Parë

Zonja e Parë dhe Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë sonte në emisionin “Opinion” sikur ka goditur bashkëshortin e saj, Ilir Meta.

Ajo deklaroi se punonjës të Presidencës kanë shpërndarë para për ish-deputetin Alqi Bllako.

E pyetur nëse denoncimet e saj për inceneratorët janë një hakmarrje ndaj ish-bashkëpunëtorëve të saj dhe se a ndjen përgjegjësi LSI-ja që ka pasur pjesë të saj të Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon, Kryemadhi mohoi që ky i fundit ka qenë pjesë e LSI-së.

E vënë para faktit që Bllako ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në Presidencë, Kryemadhi u shmang duke thënë se ajo nuk ka përgjegjësi se kë merr Ilir Meta në Presidencë.

Në këtë moment ka shtuar se në Presidencë ka edhe këshilltarë të ish-presidentit Bujar Nishani dhe madje se punonjës të këtij institucioni kanë shpërndarë në fushatë para për llogari të ish-deputetit Bllako. 

“Edhe njerëz që ka punësuar Bllako në Presidencë dhe janë pjesë aktive e PS-së, dhe janë angazhuar në fushatë elektorale. Morën lejen e zakonshme në Presidencë dhe shkonin shpërndanin para, nënpunës të Presidencës shpërndanin para për të blerë vota për Alqi Bllakon”

Pas kësaj deklarate, analisti Lorenc Vangjeli tha se kjo është një vepër penale, por Kryemadhi e ka ndërprerë duke i thënë që mos të bënte zhurmuesin.


Video