VIDEO/ Në vitin 2017 Berisha vlerësonte Dumanin, sot e sulmon pa ndalim

23 May 2024, 10:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Në vitin 2017 Berisha vlerësonte Dumanin, sot e sulmon pa
Altin Dumani dhe Sali Berisha

‘Dumanin e kemi armikun më të egër, le ta lavdërojë kush të dojë’, u thoshte qytetarëve nga dritarja e shtëpisë së tij, disa ditë më parë, kreu i Rithemelimit Sali Berisha.

Por nuk ka qenë gjithmonë kështu.  

Disa vite më parë, Berisha e cilësonte Dumanin si prokurorin që luftonte korrupsionin.

“Kush e hoqi prokurorin që po luftonte korrupsionin? Me të cilin Shqipëria, për atë luftë që i bëri korrupsionit, Shqipëria u bë shembull botëror dhe janë dokumentet për kapitullin që shënoi. I bëri presion të jashtëzakonshëm, Edi Rama dhe kundërshtarët e Sali Berishës. Ai nuk rezistoi dot dhe tha, “unë largohem”. E kam fjalën për ish-kryeprokurorin  e taskë- forcës, Dumanin”, shprehej Sali Berisha në vitin 2017 në studion e gazetarit Artur Zheji.

Nga “hero”, sot sipas Berishës, Dumani është njeriu që ka shndërruar SPAK-un në një organizatë kriminale dhe është simbol i shëmtuar i korrupsionit, e i gjobave.

Në çdo dalje të tijën, më parë në shesh e sot nga dritarja, Berisha nuk kursen sharjet ndaj njeriut që dikur, sipas tij, ishte “shembull botëror”.

©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video