Durim Bami i "PËRKËDHELURI" i politikës, gazetari: Shkoi gati në vrasjen e Berishës, i thoshte Metës ke 3 varre!

23 May 2024, 09:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Durim Bami i "PËRKËDHELURI" i politikës, gazetari:
Ilir Meta/ Sali Berisha

Gjatë fundjavës Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndërmori një operacion në shkallë të gjerë duke lëshuar 50 urdhër arreste kundër eksponentëve kryesor të krimit të organizuar në vend.

Gazetari Poli Hoxha teksa komentoi aksionin SPAK në ndjekje të kokave të krimit, solli në vëmendje ngjarjet e vitit 2015 me protagonist Durim Bamin, por edhe politikanë si Ilir Meta, Tom Doshi apo Sali Berisha.

'Papritur Durim Bami futet në mes të gjithë ujqërve dhe luanëve. Pse? Sepse nëse, është interesante fjalia nga burgu i Emiljano Shullazit, hiqeni qafe se do bëj festë edhe policia. Se ishte një personazh që i kishte ngelur në derë policisë. Ti e di që e ke aty por nuk guxon ta godasësh. Disa herë ka shkuar RENEA dhe kanë ikur, disa herë janë bërë mësymje, ajo është zonë e blinduar me kamera. Ka qëndruar ashtu. Sepse Durim Bami duke qenë kontraktor i të gjitha palëve u bë dhe sanduiç në fund fare. Një kontraktor profesionist nuk duhet ta tregojë kurrë porositësin.

Dhe ky duke vrarë për të gjitha palët, merrte  porosi për të vrarë dikë, por nuk e kishte problem të merrte porosi të vriste porositësin e mëparshëm. Dhe duke treguar edhe porositësin ngeli sanduiç. Mblidhen disa grupe që ta heqin qafe. Misteri si ka mundësi që ka shpëtuar gjithmonë. Sepse dispononte informacion. Kishte rol për të gjitha palët. Është një super Duman. Flas për Nuredinin. Durim Bami u bë i njohur dhe pastaj papritur u mbyll çështja. Imagjino një personazh që e merr peng Tom Doshi, e interviston dhe pranon që e ka porositur Ilir Meta me 500 mijë euro për të vrarë Tom Doshin.

E thërret në zyrë ministri i brendshëm Saimir Tahiri si shok. Dhe ngjarja nuk zgjidhet. Si është ngjarja që arriti deri aty sa desh u vra Sali Berisha? Që i thoshte Sali Berisha Ilir Metës ke 3 varre të hapura pas Dajtit dhe ky i thoshte nuk jap dorëheqjen se të ka dalë Xeni te kaseta e Dritan Priftit. Në 2015 u shua kjo ngjarje. Ky protagonisti Durim Bami vazhdoi aktivitetin dhe u fuqizua', tha Poli Hoxha.

Hetimi i SPAK kundër 7 organizatave kriminale i bazuar tek të dhënat e aplikacionit të koduara Sky ECC dhe EncroChat, nuk ka zbardhur vetëm 18 episode kriminale të cilat luhaten nga vrasja te ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit, por ka bërë të dukshme dhe ka faktuar edhe lidhjet mes grupeve kriminale dhe politikës në Shqipërisë.


Video