VIDEO/ Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë, Kuvendi si rrallëherë me dy kryeministra dhe dy kryeparlamentarë

27 November 2022, 10:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë, Kuvendi si
Kuvendi

Ka nisur mbledhja e përbashkët mes dy Kuvendeve, atij të Shqipërisë dhe të Kosovës, me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Data e sotme shënon një ngjarje historike, pasi është hera e parë që mbahet një mbledhje e përbashkët mes dy Kuvendeve. Në Kuvend ndodhen krah njëri tjetrit si dy kryeministrat, por edhe dy kryetarët e Kuvendit, teksa edhe deputetët janë ulur të përzierë në sallë.

Në fillim të seancës, ligjvënësit e të dy vendeve u ngritën në këmbë për të nderuar himnet kombëtare të dy vendeve përpara se të niste seanca e jashtëzakonshme plenare.

E para që ka marrë fjalën është kryeparlamentarja E Shqipërisë Lindita Nikolla e cila do të pasohet nga homologu i saj, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit Edi Rama, i cili do të pasohet nga homologu i tij, Albin Kurti. Nga një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.


Video