Ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha në një komunikim me qytetarët në rrjetin social Facebook, u pyet për skuadrën e tij të preferuar në botërorin e Katarit.
Berisha u shpreh se “Jam me çdo ekip që fiton përveç Serbisë”.
Ndërsa i pyetur për mbledhjen e dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipëria, Berisha u shpreh:
Natyrisht mbledhja e dy Kuvendeve në çdo rrethanë tjetër përveç kësaj, do ishte e mirëpritur, por unë kam bindjen se Edi Rama do dëshironte që Kuvendi i Kosovës mblidhej në parlamentin e Serbisë dhe jo të Shqipërisë. Me këtë rast i përshëndes deputetet e Kosovës, por theksoj se në rast se analizojmë Edi Rama dhe vëllai e tij Vuçiçi, ky është një kopje e shëmtuar dhe vasal i Vuçiçit dhe nuk mund të paraqitet si patriot por përkundrazi si një armik i pavarësisë dhe ardhmërisë së asaj në BE.