Del DOKUMENTI/ Policia ndalon protestën e PD më 6 dhjetor në Bulevard: Cenon sigurinë kombëtare dhe atë publike

25 November 2022, 20:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Del DOKUMENTI/ Policia ndalon protestën e PD më 6 dhjetor në
Sali Berisha

Policia e Tiranës i ka refuzuar kërkesën Partisë Demokratike për të zhvilluar protestë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" më 6 Dhjetor, të njëjtën ditë kur do të mbahet në Tiranë samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Sipas Policisë, protesta në atë vend atë ditë pengon zhvillimin normal të Samiti dhe përbën një rrezik real për sigurinë kombëtare dhe atë publike.

Në dokumentin që i është drejtuar PD-së, janë përcaktuar të gjitha rrugët në Tiranë, brenda perimetrit të sigurisë për Samitin BE-Ballkani Perëndimor, teksa zhvillimi i protestës lejohet jashtë perimetrit të sigurisë.

Mbetet për t'u parë nëse PD do të zgjedhë ta bëjë protestën jashtë qendrës së Tiranës, apo do veprojë në kundërshtim me Policinë.

DOKUMENTI


Video