Video Ekskluzive / Me pantallona të shkurtra, Rama dhe Balluku drekë në "Kep Merli" me zëvendëskryeministrin e Emirateve

9 August 2025, 20:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video Ekskluzive / Me pantallona të shkurtra, Rama dhe Balluku drekë
Kryeministri Edi Rama pret zëvendëskryeministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed Al Nahyan

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga dy ministra të qeverisë së tij, ka pritur këtë të shtunë zëvendëskryeministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Al-Nahyan ka mbërritur në vendin tonë me jahtin e tij superluksoz "Opera", i ankoruar në ujërat e Dhërmiut. Më pas, një skaf e ka dërguar atë në portin e resortit "Kep Merli" në Sarandë, i shoqëruar edhe nga mjetet lundruese të Policisë, raporton VoxNews.al.

Aty Al-Nahyan - i cili është djali i themeluesit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed bin Sultan Al Nahyan - është pritur nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku si dhe nga ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu.

VoxNews.al ka siguruar pamjet teksa Rama dhe ministrat e tij shoqërojnë shehikun arab, i cili e ka vizitën e tij të dytë në Shqipëri. Në pamje, kryeministri shqiptar shfaqet i veshur me rroba plazhi, një kapele kaubojsash dhe syze.

Pas drekës, Rama shihet teksa e përcjell Al Nahyan në portin e resortit duke shkëmbyer edhe batuta teksa i tregon me dorë nga ishulli grek i Korfuzit.

Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan është një politikan emiratian i emëruar ministër i Jashtëm në vitin 2006 dhe gjithashtu një nga katër zëvendëskryeministrat e Emirateve të Bashkuara Arabe në vitin 2009.

@Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video Ekskluzive / Me pantallona të shkurtra, Rama dhe Balluku drekë
Jahti "Opera" i Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan

Video