Video e nuses në Librazhd, Alibeaj i kërkon llogari avokates së Popullit: Komentime pa fre

31 May 2022, 12:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video e nuses në Librazhd, Alibeaj i kërkon llogari avokates së
Enkelejd Alibeaj

Historia e vajzës 20-vjeçare që u keqtrajtua nga prindërit e bashkëshortit, komshinjtë dhe prindërit e saj ishte në qendër të vëmëndjes së opinionit publik këto ditë.

Gjatë seancës dëgjimore për Raportin Vjetor të veprimtarisë së Avokatit të Popullit, deputeti Enkelejd Alibeaj kërkoi informacion në lidhje me masat që do të merren për videon e ndarë në rrjet, ku në fokus ishte nusja 20-vjeçare.

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca deklaroi se duhet të marrë fund vlerësimi i grave për shkak të seksualitetit si dhe shtoi se ato janë vazhdimisht të dhunuara. 

Alibeaj: E keni parasysh videon e dy bashkëshortëve që tregojnë videon e resë së tyre. Komentimet pa fre, a ju ka tërhequr vëmendjen ju si avokate e popullit? Mjetet ligjore a janë të mjaftueshme a jo, urdhërat e mbrojtjes a janë efektive?

Erinda Ballanca: Duhet të marrë fund vlerësimi i grave për shkak të seksualitetit të tyre. Gratë dhe vajzat e ndjejnë në mënyrë të vazhdueshme këtë dhunë. 

 


Video