Gazetari Blendi Fevziu tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Të paekspozuarit“se Partia Demokratike nqs nuk rithemelohet ajo do të shkërmoqet.
Gazetari tha se Berisha është talenti më i rrallë i këtyre 30 viteve dhe shtoi se në Shqipëri nuk ka terren për krijimin e partive konservatore.
“PD është partia e vetme nga partitë që rrezuan komunizmin që mbijetoi në Evropën lindore. Mbijetoi në sajë të vullnetit të Berishës. Nëse Berisha do të tërhiqet sot, a ka fuqi që kjo parti të rigrupohet, është shumë e vështirë.
Plasari tha që PD duhet të rithemelohet. PD është në një situatë tejet delikate. Vendi pa opozitë nuk mbetet po mund të duhen 10 vite sa të krijohet një opozitë e re. Ne jemi në një risk të madh të shkërmoqjes së partisë.
Unë rithemelim kuptoj të gjithë njerëzit opozitar. Nqs nuk rithemelohet PD shpërbëhet.
Kryesia nuk ka asgjë të re edhe pse janë me integritet, nuk ka asgjë të re. Nuk e di nëse Berisha ka një as nën mëngë.
Unë kam sjellë një shembull, këtu nuk bëhet fjalë ka apo nuk ka të rinj, ka të rinj brilantë.
Brezi im është i rritur në kohën më të keqe me s80-90, vendi ishte ekonomikisht në rrënim. Po rritej një brez parazit që mendonte se shteti e gënjente dhe e anasjellta. Befas ky brez pa ideal me ngjarjet e 1990 u rimotivua dhe gjeti një motiv dhe eci shumë. Problemi është çfarë modeli i jep të rinjve.
Unë nuk e di a voton vajza ime për doktorin. Kam pasur bindjen që PD duhet të kishte një figurë të re, Berisha të mbetej lideri historik. Lideri i ri mund të gjendej me garë. Berisha është talenti më i rrallë i këtyre 30 viteve, por e mbylli vetë karrierën e tij.
PD nuk ka qenë kurrë parti konservatore, ka qenë grup antikomunist, një grup që u bashkua dhe mendonte se Shqipëria duhet të ishte ndryshe nga komunizmi. Tentuan disa parti të bëheshin konservatore, nuk pati terren”, tha Fevziu.
Fevziu tha se Alibeaj po mundohet të krijojë një lëvizje alternative ndaj Berishës. Sipas tij, qesharake në këtë histori nuk është tentativa e Alibeajt për të qëndruar, por farsa e tij kur bëjnë sikur zgjedhin presidentin.
“Problemi më i madh është se PD po shkon drejt çarjes së plotë. Se sa e vogël është pjesa se di por mund të jetë në kufijtë e ekzistencës parlamentare. Alibeaj po mundohet të krijojë një lëvizje alternative ndaj Berishës, do kemi një palë zgjedhje ku një pjesë mund të hyjë me siglën shtëpia e lirisë dhe pjesa tjetër me siglën e PD dhe në fund kemi një bonus të ndjeshëm për maxhorancën.
Alibeaj e bën këtë sepse besoj se ai dhe një grup njerëzish mund të mbijetojnë përmes kontestimit të Berishës. Kam përshtypjen se ky grup kontestues mendon të përçajë PD. Nëse flasim për të mirën e opozitës dhe vendin jemi në një problem të madh. Besoj se Berisha dhe pjesa fituese duhet të bënte përpjekje të mëdha që minimalisht pjesa e larguar nga PD të ishte afruar, sepse mënyra sesi u përqas afrimi ishte e gabuar. Nuk është problemi se ky grup se ka bazën, por problemi është se këta lënë jashtë një grup parlamentar të madh dhe Rama mund të ketë 2/3 ose 3/5 si asnjëherë më parë.
Dhe tani nëse PD lë rrugëve 20 deputetë sepse një pjesë janë me Alibeaj dhe një pjesë tjetër me Berishën, por ke nja 30 deputetë si elektron të lirë që vërtiten mes të dy grupeve ata kanë 30 vjet karrierë dhe nuk shkojnë dot te PD zyrtare, ndërsa te grupi i Alibeaj do të qëndrojnë ata që kanë ardhur në PD falë vullnetit të Bashës. Qesharake në këtë histori nuk është tentativa e Alibeajt për të qëndruar, por farsa e tij kur bëjnë sikur zgjedhin presidentin”.