A është përjashtuar PD nga PPE? Reagon zëdhënësja e Berishës

30 May 2022, 21:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A është përjashtuar PD nga PPE? Reagon zëdhënësja
Floriana Garo, zëdhënësja e kreut të PD-së Sali Berisha

Partia Demokratike e Shqipërisë nuk do të lejohet të votojë në Kongresin Partisë Popullore Europiane që do të mbahet në Roterdam, ku do të votohet Presidenti i PPE. Kjo është hera e parë që PD nuk lejohet të votojë që kur është anëtarësuar në këtë organizatë politike evropiane.

Floriana Garo, zëdhënësja e kreut të PD-së Sali Berisha ka reaguar pas këtij lajmi, duke thënë se PPE mban qëndrim neutral për konfliktin në simotrën e saj shqiptare.

A është përjashtuar PD nga PPE? Reagon zëdhënësja

Sipas PD, PPE ka vendosur të mos ftojë në Kongresin e saj delegacion zyrtar nga PD, deri sa të ketë një zgjidhje përfundimtare të çështjes të përfaqësimit zyrtar të PD-së.

Në Kongresin e PPE-së ftuar Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Jorida Tabaku, por si delegatë të forumeve evropiane.

“Njoftimet e zyrës së dizinformimit Rama-Basha të shpërndara në disa media se PD është përjashtuar apo pezulluar nga partia Popullore Europiane (PPE) janë trillime pa asnjë bazë.

PPE ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë qëndrim tërësisht neutral në lidhje me zhvillimet e brendshme në PD.

Për këtë qëllim, në fund të marsit 2022, PPE vendosi të mos ftojë në Kongresin e saj delegacion zyrtar nga PD, deri sa të ketë një zgjidhje përfundimtare të çështjes të përfaqësimit zyrtar të PD-së.

Megjithatë për t’i dhënë zë përfaqësuesve të PD-së, në Kongresin e PPE-së në Rotermdam janë ftuar dhe po marrin pjesë si delegatë të forumeve europiane 3 deputetë të PD-së:

1. Albana Vokshi, delegate nga Forumi i Gruas i PPE -së

2. Belind Këlliçi, delegat nga forumi rinor EDS

3. Jorida Tabaku, delegate nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës”, deklaroi Garo.

Ndërkohë, para disa ditësh, deputeti kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum ka bërë një deklaratë të fortë kundër ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai deklaroi se nëse Berisha rizgjidhej kryetar i PD-së, atëhërë ai do të angazhohej “që të pezulloheshin procedurat për anëtarësim në nivel të Partisë Popullore Evropiane. Sepse ne, si parti Parti Popullore Evropiane duhet të ecim përpara”.

 


Video